Ministri i Arsimit Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se të ushqyerit joshëndetshëm të fëmijëve nëpër shkolla është brengë e institucioneve prandaj sipas tij shumë shpejtë do të miratohet udhëzimi administrativ që do të mundësoj një formë tjetër të ushqyerjes në shkolla.
“Shumë shpejtë pas miratimit të udhëzimit Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë do ta hartojmë një meny zyrtare dhe të u shpërndahet të gjitha komunave të cilat në mënyrë institucionale bëjnë shpërndarjen e ushqimit nëpër shkolla e njejta gjë do të bëhet edhe për shkollat private që i kanë kuzhinat nëpër shkollat e tyre apo format tjera i ushqejnë fëmijët në shkolla. Cdo institucion është i obliguar që ta respektoj menynë që do të punohet nga profesionistë, mjekë “ tha ai .
Sipas Ministrit ushqimi do të jetë i njëjtë për të gjithë nxënësit por gjithashtu i pasuruar me vlera ushqyese të parapara nga profesionistët.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje