Mandati i ardhshëm qeverisës, ku nga PDK-AAK-Nisma, pretendohet të jetë nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, çdo familje do të ketë nga një person të punësuar, e po ashtu minimumi i pagave të pensioneve do të jetë 150 euro.
Kështu thotë Shyqri Bytyqi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në Magazina Zgjedhore, derisa shtoi se një program i tillë do të jetë i mundur të zbatohet pasi kanë ide për praktikuar vendime të mëdha për vendin, transmeton Klan Kosova.
”Këto janë fazat e para të formimit të politikave të ndërfillta. Minimumi i pensionit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të jetë 150 euro”.
”Brenda mandatit qeverisës cdo familje do ta ketë një të punësuar në Kosovë. Kjo është shumë e mundur sepse ne e kemi idenë që si praktikisht të dalim nga kjo krizë”.
”Konsiderojë që shumica e bizneseve kanë nevojë për punëtorë shtesë. Vitin e parë do t’ja paguaj pagën shteti ndërkaq vitet tjera do paguaj biznesi”.
Tutje Bytyqi shton se partia e Nisma për Kosovën si dhe AAK e PDK janë parti socialdemokrate pasi që çdo herë trajtojnë çështjet e problemeve sociale të qytetarëve të vendit për dallim nga partitë e koalicionet tjera.
”Jemi parti socialdemokrate prandaj dhe po trajtojmë çështjet sociale. Do të ishte shumë vështirë të zbatoheshin programet në praktikë po të mos ishim në koalicion. Pra jemi në koalicion dhe këto do vendosen”.
”Vazhdimisht kemi bërë analiza për gjendjen e rëndë ekonomike. Në planin tonë që ka shumë sektorë që mund të ndihmojë daljen nga kriza. Kështu do ndalemi në bujqësi”.
”Ne mendojmë të kemi një fond zhvillimor për bujqësi. Që do ndihmonte bujqit të ndërtonin biznese të shëndosha, që do zbusnin papunësinë në Kosovë dhe do i jepnin rrugë të mbarë zhvillimit ekonomik. Bujqësia mund ta njerrë vendin nga varfëria. Do t’iu jipet bujqve kredi me 0 % interes”, ka përfunduar Bytyqi
“Plani konkret i qeverisjes së ardhshme do të jetë që ne do të kërkojmë të bëhet një ligj për sigurimet shoqërore, sigurimi social me të cilin do të përfitojnë edhe pensionet e pleqërisë por edhe kategoritë e tjera, të paktën të rregullohet një jetë minimale, jo vetëm në pleqëri por edhe kategori të tjera sociale”.
“Ne synojmë të kemi një ligj për sigurimet shoqërore”.
“Nuk është e vështirë të mendohet për këtë kategori, në Kosovë kemi dy kategori, shtresa e kategorisë së lartë dhe shtresa e ulët, s’kemi të mesme”.
“Sigurime shoqërore: Nëse kemi një taks të veçantë, sot e kemi pensionin, ne do ta bëjmë edhe një kategori tjetër që do të shkojë në fondin e sigurimeve shoqërore e ky fond do të ndahet në kategori të ndryshme”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...