Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e shkarkuar Albin Kurti, i cili bashk me ministrat e tij, sipas PDK më shumë e më me dëshirë po bashkëpunon me Serbinë sesa me shqiptarët.
“Kisha pasur dëshirë me pa një bashkëpunim përtej konjukturave politike në mes të shqiptarëve, pasi që është shumë vështirë ta kuptoj: Pse Albini flet e bashkëpunon shumë më lehtë me Serbinë se sa me ne? Ku vajtën premtimet e dikurshme të LVV-së për bashkimin kombëtar e solidaritetin me Luginën e Preshevës?”, ka shkruar Bytyçi në faqenne tij në Facebook.
Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:
Në parim, kisha pasur dëshirë me pa një bashkëpunim të ngushtë mes të partive shqiptare për kërcënimin e përbashkët mirëpo të vetmin bashkëpunim të ngushtë Albini e LVV-ja e ka me Serbinë dhe zyrtarët e saj.
E këtu nuk e kam fjalën kur zgërdhihej me Brnabiqin, e as kafet e bashkëpunëtorëve të tij me Gjuriqin, e as bashkëpunimin e ministrit në detyrë Vitia me homologun e tij serb për veriun e Kosovës, duke ia dorëzuar kontrollin efektiv Serbisë për pjesën veriore të territorit të Kosovës.
Kisha pasur dëshirë me pa një bashkëpunim përtej konjukturave politike në mes të shqiptarëve, pasi që është shumë vështirë ta kuptoj: Pse Albini flet e bashkëpunon shumë më lehtë me Serbinë se sa me ne? Ku vajtën premtimet e dikurshme të LVV-së për bashkimin kombëtar e solidaritetin me Luginën e Preshevës?/arbresh.info
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor