Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka përçarë dhe abuzuar aq shumë diasporën shqiptare me mashtrime e hipokrizi edhe në këtë kohë pandemie.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kurti në mungesë të vizionit për të menaxhuar fondet që ka Republika e Kosovës u mundua të manipuloj diasporën nga e cila arriti të marr vetëm rreth 400 mijë euro. Ndërkohë, sioas Bytyçit, Mali i Zi që ka popullsi tri herë më pak se Kosova ka mbledhur 6 milionë euro nga diaspora por pa e manipuluar e përçarë atë.
“Popullizmi ashtu sikurse gënjeshtra, i kanë këmbët e shkurta. Bëjnë shumë zhurmë në fillim, por punët i kanë të mangëta e të vogla, siç i ka kjo qeveri e shkarkuar”, ka shkruar Bytyçi.
Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:
Shqiptarët e diasporës, për një kohë të gjatë, kanë qenë baza e rezistencës sonë kulturore e kombëtare. Që nga koha e rilindësve e deri më sot, diaspora ka luajtur një rrol vendimtar në çështjet me rëndësi kombëtare.
Në rrethanat më të vështira, diaspora jonë ka qenë shpresa e rimëkëmbjes sonë.
Por, asnjëherë më parë nuk është abuzuar me diasporën tonë si në ditët tona. Ftesa e kryeministrit tani më të shkarkuar, z. Kurti, për të mbështetur financiarisht Kosovën në kohën e pandemisë është mashtrim dhe hipokrizi.
Republika e Kosovës ka para të mjaftueshme për të tejkaluar situatën e pandemisë. Mos aftësia e pushtetit aktual për të qeverisur me kapacitet që ka shteti, është thjeshtë dështim i pafalshëm.
Vetëm 391,886 euro janë grumbulluar nga diaspora që paraqet rreth 1/3-tën e popullsisë tonë, në krahasim me Malin e zi që ka tri herë popullsi më të vogël se ne, ka grumbulluar 6.817.483 euro. Madje ndryshe nga qeveria në ikje e Kosovës, malazezët e kanë procesin e donacioneve shumë transparent në faqen zyrtare
https://www.coronainfocg.me/?
Popullizmi ashtu sikurse gënjeshtra, i kanë këmbët e shkurta. Bëjnë shumë zhurmë në fillim, por punët i kanë të mangëta e të vogla, siç i ka kjo qeveri e shkarkuar.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...