Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i është adresuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i adresohet Lëvizjes Vetëvendosje për mbështetje.
Ai sugjeroi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, t’i kërkojë ndihmë Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, i mashtruan qytetarët në zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Bytyci gjithashtu të gjitha partitë në Kosovë duke thënë se që gjashtë vjet nuk kanë treguar asnjë mirëkuptim për të mirën e vendit. E kjo për shkak të egos së tyre politike.
E sot, sipas Bytyçit, kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme.
Postimi i plotë:
Mbi gjashtë vjet, partia e z. Hoti dhe partitë tjera politike, nuk kanë treguar mirëkuptim për asnjë situatë kur propozoheshin iniciativa për të mirën e vendit dhe qytetarëve.
Egoja e tyre politike, ka qenë gjithmonë më e madhe se vetë nevoja politike e këtij vendi. Ndërsa sot, të ulur në karrigën e pushtetit e pa vota të mjaftueshme, kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme dhe nuk hasin më në mirëkuptimin tonë.
Për vite me radhë, këto parti bojkotuan çdo iniciativë për vendin, bojkotuan Kuvendin dhe ligjet me interes për qytetarët. Bllokuan iniciativat ligjore, duke mos lënë gjë të zezë pa thënë e institucion pa denigruar e fyer.
Le të kërkojnë ndihmë nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilën i mashtruan qytetarët në Zgjedhjet e 6 tetorit.
PDK e ka të qartë rrolin e saj opozitar, sidomos karshi temave me rëndësi për vendin.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...