Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka konfirmuar se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të mbetet në opozitë.
Bytyçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se deri më tani nuk është diskutuar asgjë brenda partisë për hyrjen në qeveri, shkruan arbresh.info
Ai ka bërë me dije se gjithçka që është duke u përfolur për këtë temë janë thjesht vetëm spekulime.
Postimi i tij i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...