Google ADS

Buzhala: Prej Rusisë deri në Spanjë vetëm kosovarët nuk lëvizin pa viza (VIDEO)

13:57 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sot u mbajt seanca e Kuvendit në të cilën edhe sot nuk ratifikua Demarkacioni.

E me fillimin e mbledhjes, para objektit të Kuvendit filloi edhe një protestë e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Inovacion të cilët kërkonin të votohet demarkacioni në mënyrë që qytetarët të lëvizin të lirë.

Në mesin e shumë protestuesve ishte edhe Berat Buzhala i cili në një prononcim  për arbresh.info tha se kjo gjendje nuk duhet të vazhdohet sepse vetëm dy shtete nuk mund të lëvizin pa viza e në mesin e tyre është edhe Kosova.

“Arsyeja pse unë po protestoj është që të hapet vendi, prej Rusisë deri në Spanjë vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk mund të lëvizin pa viza në shtete e Bashkimit Evropian”, ka thënë Buzhala./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme