Google ADS

Buzhala: Është qesharake tash me i dëgju qeveritarët tuj thane “që ligji është i njëjtë për të gjithë, e edhe për Pacollin

19:56 | 28 Prill 2020
L G

Gazetari Berat Buzhala,  e quan qesharake deklaratën e qeverisë se ligji është i  njëjtë për të gjithë, e në këtë rast edhe për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Buzhala, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deri tash qytetarët e Republikës së Kosovës kanë vazhdua me qëndru pa bazë ligjore sa i përket karantinimit.

Ai, thotë se në Nenin 9 pika 2 thuhet se deputeti nuk mund të ndalohet, arrestohet gjatë kohës klur është në duke i kryer detyrat e tij, dhe kjo sipas Buzhalës është e garantuar edhe me Kushtetutë.

“Pastaj, është një Ligj tjetër për deputetet. Është Neni 9 pika 2. Aty thuhet se deputeti nuk mund te ndalohet dhe arrestohet gjate kohës kur është duke i kryer detyrat e tij. Kjo është e garantuar edhe me Kushtetute”, ka shkruar Buzhala./arbresh.info

Postimi i plotë:

Ky paragrafi këtu është baza e vetme ligjore me anë të së cilës qeveria mundet me e mbajtë dikend në karantinë. Pra, për me e shti dikënd në karantinë, duhet me u vërtetu ose duhet me u dyshu qe kane pase kontakt me personat e semure.

Për shkak qe qeveria e ka tejkalu kete ligj, nëse e mbani ne mend, duke i dhanë vetes kompetenca përtej tij, Gjykata Kushtetuese ka pas marre vendim qe me e shpalle anti kushtetues vendimin e qeverise.

Me lejoni te ju rikujtoj edhe pak: Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, e ka ftu Enver Hasanin, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, me e be një ligj shpejt e shpejt, ne mënyrë qe mos me operu ne mënyrë ilegale. A jemi OK deri ketu?

Mire, qëndroni edhe pak. Kete perpjekje te saj, meqe qeveria eshte shkarku, e kane refuzu ne kryesi pjesa derrmuese e kryesise. Pra, kemi vazhdu me qendru pa baze ligjore sa i perket karantinimit te qytetareve. Ne jemi bind – dhe shume mire qe jemi bind – duke i respektu ‘ligjet’ qe nuk ekzistojne.

Eshte qesharake tash me i degju qeveritaret tuj thane “qe ligji eshte i njejte per te gjithe, e edhe per z. Pacolli”. Do te ishte me e rruges te thuhet se “mungesa e ligjit eshte e njejte per te gjithe”.

Pastaj, është një Ligj tjetër për deputetet. Është Neni 9 pika 2. Aty thuhet se deputeti nuk mund te ndalohet dhe arrestohet gjate kohës kur është duke i kryer detyrat e tij. Kjo është e garantuar edhe me Kushtetute.

Une nuk mundem me e ndale kerkend me pase urrejtje ndaj Behgjetit – ama krejt cka po du me thane eshte kjo: Nje rregullore ilegale dhe jokushtetuese eshte duke sherbyer si ‘ligji’ i vetem ne kete kohe.

A jemi te qarte?

E tash, per rolin e Pacollit ne politike, se sa ky ka qene i demshem dhe sa ka qene i dobishem, mundemi me fole nate e dite. Mirëpo votuesit e kane thane fjalën e tyre. Unë këtu thjesht dhe vetem po tregoj pern infrastrukturen ligjore qe e kemi.

 

Ne një shtet ligjor, secili i ngujuar brenda konvikteve, kish me e fitu gjyqin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme