Pasditen e sotme kolegë të shumtë dhe familjarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, zyrtarit policor Lirim Haxholli i cili u vra aksidentalisht nga një koleg i tij.
Festën të cilën e kishin nisur me kolegët e tjerë, u shndërrua në tragjedi.
Njëri nga kolegët e tij, i cili edhe ishte i pranishëm në ngjarjen tragjike shkroi një poezi për të përkujtuar Lirim Haxhollin.
“Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir”, postimi prekës i policit për kolegun e tij të vrarë.
Poezia e zyrtarit policor, A.Morina:
Kangët na u sosën Lir
E fuqitë na u shterrën vlla,
Idhshëm na le bre Lir
Zemra na u thy,
E shpirti na u këput merzije,
Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir,
se vajin kem me ruejt pergjithmonë,
derisa t’kujtojmë ty vlla
Ty, që dorën tane e patëm gjithmonë të shtrirë
mu mbështet te ti sa herë patëm nevojë.
Lir,
Bahu engjull mbi krahtë tonë,
Forcën me na kthy
kur t’gjunjëzohum dhimbjesh,
Se t’fortë ma s’mujmë me kanë
E ti fjalën e vllaut e ki
Kurrë s’do të jesh i harruem,
I buzëqeshun ki me kanë gjithmonë n’kujtimet e mija.
Pusho në paqe, Lir.
A.M. /arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...