Historiani Jusuf Buxhovi ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për papërgjegshmëri dhe tha se është ai që e ka sjellë sovranitetin e Kosovës në diskutim.
Ai po thotë se përveç politikanëve shqiptarë, që e bënë temë çështjen e ndarjes së Kosovës, aleatët nuk kanë thënë asnjëherë se Kosova duhet të ndahet.
“Kjo që po flitet kjo është një temë nga një klasë e papërgjegjshme. Kosova është krijuar në sajë të Lidhjes së Prizrenit dhe gjithë atyre zhvillimeve dhe shteti i Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve. Është raciste të thuhet se fuqitë e mëdha ishin kundër shqiptar. Shteti i Kosovës është rezultat i fuqive të mëdha që i kanë ndihmuar kauzës së saj”, tha Buxhovi, në Klan Kosova.
“Kjo çështje është më shumë çështje e shpifur nga klasa politike që nuk kanë qenë në gjendje ta çojë tranzicionin përpara, por për ta kapur shtetin. Shteti i Kosovës nuk është i rrezikuar, por është i pranuar ndërkombëtarisht dhe këtu s’ka dilema. Por, këto i ka sjellë klasa politike, sjelljet e presidentit të papërgjegjshme politikisht sepse ka hyrë në një proces të degradimit të Kosovës për arsye që i di ai. SHBA s’ka kërkuar asnjëherë shkëmbim apo copëtim”.
“Thaçi e ka hapur këtë temë. Janë shumë argumente, por pavarësisht kësaj ka faj edhe klasa politike që është sjellë me papërgjegjshmëri në kohën kur presidenti e ka vu në temë”.
Buxhovi tha se tri qeveritë e mëhershme kanë rënë për këtë arsye dhe tha se do të bie edhe kjo aktualja nëse nuk është në përputhje me gjeostrategjinë amerikane.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik