Buxhovi: LDK’në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

22:09 | 3 Mars 2021
L G

Historiani dhe themeluesi i LDK’së, Jusuf Buxhovi,  ka thënë se LDK’në nuk e ka themeluar ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Buxhovit, LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë dhe pa këtë iniciativë kjo parti nuk do të formohej.

“Rugova nuk e ka themeluar LDK’në. LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e themelimit të partisë. Themelimi i LDK’së i takon 127 anëtarëve”, është shprehur Buxhovi në  “Pressing”.

Tutje, Buxhovi ka thënë se Rugova mbetet personalitet historik në historinë e Kosovës.

“Rugova mbetet personalitet për dy fakte. Ka qenë president në vitin 1992, në zgjedhjet e para, zgjedhje të cilat kanë qenë referendum. Është përsëritur përsëri në vitin 1998”.

“Mbetet personalitet historik sepse është zgjedhur president 2001-2004”, shtoi Buxhovi.

Të ngjashme