Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, ka thënë se pa marrë parasysh se Kurti është një lider i emancipuar, që të ketë sukses ai duhet t’i kthehet realitetit dhe t’i zgjidhë problemet që i kanë krijuar qeveritë e mëparshme.
“Kurti është njëri nga liderët më të ngritur nga emancipimi dhe niveli intelektual. Por, Kurti ka disa probleme të cilat nuk mund t’i bartë si pushtetar. Ai duhet t’i kthehet realitetit sepse shumë probleme janë krijuar nga qeveritë e mëparshme. Që të ketë sukses, Kurti duhet t’i kthehet realitetit”, është shprehur Buxhovi në T7.
Tutje, Buxhovi ka përmendur tri problemet kryesore me të cilat do të ballafaqohet Kurti.
“Kurti do të ketë tri probleme në qeverisjen e tij. Zgjidhja e problemit në negociata me Serbinë, problemi i decentralizimit dhe lufta kundër korrupsionit”, shtoi Buxhovi./t7/
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës