Google ADS

Buxhovi: Dinastia e Nemanjave kishte prejardhje ilire, ishin të krishterë

22:02 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Historiani Jusuf Buxhovi në T7, ka thënë se dinastia e Nemanjave kishin prejardhje ilire. Sipas Buxhovit, Nemanjat ishin të krishterë.

“Nemanjat janë tribal, të krishterë dhe janë dardanë me prejardhje ilire”, është shprehur Buxhovi.

Tutje, ai ka thënë se kombi serb është formuar në shekullin e 19’të.

“Kombi serb u formua në shekullin 19, pasi formuan gjuhën. Serbët s’kanë histori”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi fliste për dinastinë e Nemanjave që qeverisën në Dardani gjatë mesjetës. Saktësisht gjatë viteve 1166 deri në 1371.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme