Qeveria e Republikës së Kosovës, në buxhetin prej 2 miliard e 80 milion eurosh i destinuar për vitin 2018, ka ndarë shumën prej 53 milion euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe fillimin e shndërrimi të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.
Indeksonline merr vesh se sipas planifikimit të buxhetit të FSK-së për vitin 2018, prej 53 milion eurove, 18 milion janë ndarë për investime kapitale, në të cilat nënkupton ndërtimi i objekteve, blerja e pajisjeve për ushtrinë etj.
Në lidhje me këtë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se një shumë e tillë është e arsyeshme për transformimin e FSK-së në ushtri duke pasur parasysh faktin se ky proces do të zgjasë plotë 10 vite.
“Shëndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura që në fakt është evoluim në forca të armatosura është qështje e vendimit politik dhe e vendimmarrjes politike dhe nuk shoh asnjë pengesë buxhetore sepse nën 1, kompletimi i kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura do ta marrë rreth 10 vitë kohë dhe në këtë bazë rritja e vazhdueshme e buxhetit do të jetë në shifrat 5 deri në 10 milion euro. Kjo domethënë që Kosova pas 10 viteve të investoj me pak se 2 për qind të GDP-së që është një standard i pranueshëm që është i bazuar në parimet demokratike”, ka thënë Ramadani.
Në buxhetin prej 22 milion euro, FSK-ja ka për paga dhe mëditje dhe i ka rreth 11 milionë euro për mallra dhe shërbime. Ndërkaq sipas buxhetit dhe parashikimeve për vitin 2019 parashihet një rritje jo më e madhe se sa dy milion euro. Ndërsa për vitin 2020, ky buxhet parashihet të jetë prej 4 milion euro rritje në krahasim me vitin 2018.
Sipas Ramadanit tani përveç aspektit buxhetor ajo çka duhet të bëjnë institucionet në vazhdimësi është rritja e kapaciteteve absorbuese me donacionet me pajisjet e përbashkëta respektivisht ndihmën monetare ose në pajisje nga shtetet në aspekt bilateral.
“Ndihma përmes donacioneve është jashtëzakonisht e nevojshme dhe se e tillë mund ta kompletoj nevojat e Forcave të Armatosura. Në analizën time problemi i aspektit buxhetor është problem që lidhet me vendimin për evoluimin e FSK-së në Forca të Armatosura sepse më pas duhet rreth 10 vite për të qënë me kapacitete të plota si forca të Armatosura dhe në këtë 10 vjeqar mund të jetë një investim buxhetor që kap shifrën gati 2 për qind të GDP-së”, ka përfunduar Ramadani.
Shumë e njëjtë afërisht ishte edhe vitin që po e lëmë pas, ku buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për FSK-në, ishte 51 milion euro. /Indeksonline/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...