Deputetja e partisë GUXO, Jeta Statovci ka shprehur mbështetjen e saj për miratimin e buxhetit për vitin 2024.
Në fjalën e saj të rastit në Kuvendin e Kosovës, Statovci ka thënë se një nga sukseset më të rëndësishme të këtij mandati është rritja e buxhetit prej rreth 1 miliardë euro, shkruan Arbresh.info.
Deputetja e GUXO-s, tutje ka përmendur arritjet e qëllimeve në fusha të ndryshme për vitin 2024 përmes buxhetit të ndarë, i cili është 3.3 miliardë euro.
Fjalimi i plotë i deputetes Jeta Statovci:
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, të nderuar kolegë deputetë, anëtarë të Kabinetit Qeveritar dhe bashkëqytetarë të dashur,
Sot, në rolin tim si anëtare e Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e kualicionit që drejton me integritet dhe vizion të qartë rrugëtimin tonë ekonomik, shprehë mbështetjen time të plotë për miratimin e Buxhetit për vitin 2024. Ky buxhet nuk është vetëm një dokument financiar, por është manifestimi i aspiratave tona për një të ardhme më të mirë. Ai simbolizon angazhimin tonë të palëkundur për të nxitur zhvillim dhe rritje të qëndrueshëme ekonomike, që reflektohet drejtëpërsedrejti në përmirësimin e mirëqenjes së çdo qytetari të Kosovës.
Një nga sukseset më të rëndësishme gjatë këtij mandati është rritja e buxhetit prej rreth 1 miliardë euro, duke e çuar atë në një rekord prej 3.3 miliardë eurosh për Kosovën. Le të mos harrojmë, kjo arritje u bë e mundur edhe përkundër sfidave të mëdha ekonomike globale, si rezultat i pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Me këtë buxhet, ne konfirmojmë përkushtimin tonë për zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat, duke siguruar që çdo qytetar të gëzojë mundësinë për një të ardhme më të mirë. Vizioni ynë është i qartë dhe përkushtimi ynë është i palëkundur: synojme të ndërtojmë një Kosovë ku mundësitë janë të pakufizuara dhe ku çdo qytetar, pavarësisht prej origjinës së tij, ka mundësinë të zhvillohet dhe të kontribuojë në suksesin tonë të përbashkët. Ne pikat në vijim, tregohet qartë dhe konkretisht rrugëtimi yne drejt arritjes së këtyre qëllimeve:
1. Për vitin 2024, kemi të hyra tatimore dhe jotatimore rekorde, kryesisht si rezultat i rritjes se theksuar të aktivitetit ekonomik dhe rritjes se besimit të qytetarëve se paraja publike nuk po keqperdoret, por po kthehet në të mirë të përbashkët. Për shembull, në vitin 2024 parashihet të kemi të hyra tatimore prej 2.7 miliard euro, nga 1.95 miliard euro në vitin 2021. Kjo është rritje prej mbi 750 milion euro, që poashtu reflekton edhe përkushtimin tonë për të ndërtuar një ekonomi formale, ku çdo biznes dhe qytetarë trajtohet barabartë.
2. Për vitin 2024, parashiet buxhet prej 805 milionë euro për ‘Paga dhe Shtesa’, kur në vitin 2021 kjo vlerë ishte 668 milionë euro, ose 20 përqind rritje. Kjo e pasqyron më së miri përkushtimin dhe zotimin tonë për rritje të qendrueshme dhe të vazhdueshme të pagave mesaatare në secilin sektorë publik.
3. Shpenzimet kapitale janë thelbësore për ne, dhe kemi bërë hapa të mëdhenj për t’i rritur. Në vitin 2024, shpenzimet kapitale parashihen të arrijnë një shifrë prej 859 milionë euro, krahasuar me vetëm 424 milionë euro në vitin 2021. Kjo tregon përkushtimin tonë të pandalshëm për të investuar në infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit tonë.
4. Për vitin 2024, propozojmë buxhet rekord të lartë dhe shumë dinjetoz për secilen komunë të Kosovës, pa dallim. Niveli lokal do të ketë gjithsejt 743 milion euro në dispozicion, ku prej tyre 219 milionë janë shpenzime kapitale, dhe mbi 30 milionë subvencione dhe tranfere. Grantet qeveritare janë rritur në të gjitha komunat e Kosovës, pa asnjë përjashtim. Për shembull, kryeqyteti do të ketë një buxhet prej 123 milionë eurosh, ku 84 milionë prej tyre jane grantet qeveritare.
5. Për më shumë, buxheti për 2024, e reflekton përkushtimin tonë për përmirësim të vazhdueshem në secilen sferë, dhe kjo shihet qartë në alokim të buxhetit për secilen ministri. Për shembull:
a. Ministria e Bujqësisë ka një buxhet prej 90 milionë eurosh për vitin 2024, duke theksuar angazhimin tonë ndaj këtij sektori dhe duke dyfishuar subvencionet për bujqit.
b. Ministria e Shëndetësisë ka një buxhet prej 72 milionë eurosh, ndërsa Sherbimi Spitalor dhe Klinika Universitare 174 milionë euro në vitin 2024. Përmirësimi i shëndetësisë është prioriteti më i lartë për ne, dhe kjo theksohet qartë në buxhetin e vitit 2024, me një alokim prej afro 250 milionë eurove të dedikuara për sektorin shëndetësor.
c. Ministria e Kulturës disponon një buxhet prej 88 milionë eurosh, një shifër shumë inkurajuese për promovimin dhe zhvillimin e artit dhe kulturës në vendin tonë.
d. Ministria e Arsimit ka një buxhet prej 100 milionë eurosh, që do ta bëj të mundur reformimin e suksesshem të sistemit të arsimit si dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.
e. Ministria e Mbrojtjes ka një buxhet prej 153 milionë eurosh, ose dyfishim i buxhetit për këtë sektor në këtë mandat qeverisës. Siguria mbetet një prioritet i lartë për qeverinë tonë dhe kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta përmirësuar sektorin e mbrojtjes.
6. Për fund dhe më e rëndesishmja, në buxhetin e vitit 2024, parashihen rreth 1.1 miliard euro për ‘Subcencione dhe Transfere’. Këto kategori përfshijnë mbështetje të larte për skemat sociale si dhe investime sociale:
a. PO, pensionet në Kosovë vazhdojnë të kenë trend të rritjes, dhe kjo kategori e buxhetit për vitin 2024 do të jetë rreth 431 milionë euro.
b. PO, cdo qytetari në nevojë do t’i ofrohet ndihmë, dhe buxheti për skema sociale për 2024 do të jetë 160 milionë euro. Këtu, buxhet prej 95 milionë euro parashihet për Pagesa për Lehona dhe Shtesat për Fëmijë, që prekin rreth 380 mijë fëmijë dhe 191 mijë gra.
c. PO, ky buxhet parasheh 70 milionë euro për ringjallje ekonomike, me ndihma konkrete dhe substanciale për bnizneset prodhuese.
d. PO, ky buxhet parasheh mbështetje prej 32 milionë euro për Agjencinë e punësimit, përfshirë platformën SUPERPUNA– një platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të Skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë. Kjo platformë do të ndihmojë të rinjtë të kenë qasje më të mirë në tregun e punës dhe do të mbështesë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.
Dhe PO, ky buxhet është për zhvillimin ekonomik, për mirëqenjen sociale, për secilin sektorë, për secilin komunitet, për secilin qytetarin, dhe për secilin biznes. Faleminderit, dhe le të vazhdojmë me guxim, vendosmëri dhe unitet, për të ndërtuar një kosovë më të mirë për të gjithë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...