Ushtria e Kosovës sivjet pritet ta ketë buxhetin 13 milionë e 400 mijë euro, ku pjesa dërmuese e këtyre mjeteve financiare do të destinohen për blerjen e armëve dhe municionit.
Rritje të buxhetit 100 për qind sikur për FSK-në, do të ketë edhe për Policinë e Kosovës nga 1.3 milionë në 2. 5 milionë euro.
Kjo rritje e buxhetit për vitin 2020 ka për qëllim forcimin e ushtrisë, policisë dhe sovranitetin e Kosovës.
Po në këtë vit, sikur në vendet e rajonit, pritet që Kosova me Kodin e ri të doganës dhe akcizës të ngritë limitin e lirimeve doganore për mallrat e importuara, nga 20 euro sa është aktualisht në 40 euro.
Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna, ka thënë se buxheti është interes publik për vendin dhe për sigurinë e vendit.
Sipas tij, duhet të procedohet tutje dhe të ketë një ujdi në mes të partive parlamentare për ta votuar buxhetin rreth 2.5 miliardë euro.
“Ky buxhet prioritet ka zhvillimin ekonomik të vendit, arsimin shëndetësinë si dhe fushën e sundimit të ligjit… Për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për policinë e Kosovës buxheti është rritë në 100 për qind, te pjesa e armatimit dhe municionit. Buxheti për ushtrinë ishte 6 milionë e 700 mijë euro, tani 13 milionë e 400 mijë, për policinë e Kosovës ishte 1 milionë e 300 mijë ndërsa tani është 2 milionë e 500 mijë. Qëllimi është që ta forcojmë ushtrinë, policinë dhe ta forcojmë sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë Rafuna.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...