Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2022.
Ai me theks të veçantë foli për buxhetin e miratuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Berisha tha se nëse ky buxhet mbetët në shumën e 100 milionëve, atëherë ky do të jetë buxhet i mbijetesës, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse mbetët në vlerën e 100 milionëve, është buxhet i mbijetesës, do të thotë e ruan standardin ku jemi tani. Për mallra dhe shërbime, investime kapitale etj. Ky do ta ruajë të njëjtin standarda ashtu siç edhe është i planifikuar”, u shpreh Berisha.
Ai tha se do të duhej të përmbushej kërkesa buxhetore e forcës për buxhet shtesë.
“Nëse përmbushet kërkesa buxhetore e forcës për buxhet shtesë, për modernizim, atëherë merita e Qeverisë do të ishte në çoftëse lejon buxhet më shumë sesa është e planifikuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, sepse kur është bërë plani ka qenë një vit indeks që është llogaritur së pari inflacioni, pastaj nëse kemi menduar që në fazën e dytë do të planifikojmë krahas rekrutimit të personit që janë 840 rekrutë të rinj, këtë vit në sistem page do të futen diku 400 pjesëtarë të rinj dhe këta janë të planifikuara këtu nuk ka diçka shtesë”, tha deputeti i PDK-së.
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...