Google ADS

Buxheti nuk e pengon transformimin e FSK-së në Ushtri

11:01 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, nuk paraqet problem sa i përket sigurimit të buxhetit, pasi që një gjë e tillë është paraparë me strategjinë e vitit 2014-të, të hartuar nga Qeveria e Kosovës, për transformimin e FSK-së në ushtri të rregullt dhe se për këtë tashmë, janë ndarë mjetet buxhetore.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani thotë për KosovaPress, se mjetet për investime kapitale që ka të bëjë me avancimin e FSK në ushtri janë ndarë dhe se çështjet financiare nuk paraqesin problem në rast të transformimit të kësaj force në ushtri të Kosovës.

“Çështja me financimit të FSK-së e paraparë edhe me strategjinë e transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt edhe për këtë janë të ndara mjetet buxhetore. Po ashtu, edhe këtë vit siç kanë qenë edhe vitin e kaluar kemi vetëm një bartje të mjeteve prej vitit në vit. Konsiderojmë që sasia e mjeteve për investime kapitale që ka të bëjë me avancimin e FSK-së në një ushtri janë të ndara, janë të siguruara dhe çështjet financiare nuk paraqesin problem. Duke pasur parasysh kompetencat që i rriten FSK-së në këtë situatë dhe modernizimi i gjithë atyre elementeve të nevojshme për funksionimin e një ushtrie të rregullt nënkupton që me këto mjete nuk janë të mjaftueshme por ne gjithmonë llogarisim edhe në bashkëpunimin e partneritetit me partnerë strategjik që i kemi jo vetëm në aspektin ushtarak por edhe politik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe NATO-së. Si fillim nuk kemi nevojë fare për rishikim l idhur me këtë çështje sepse mjetet janë të garantuar dhe të siguruara nga Qeveria, respektivisht nga buxheti i vitit 2017-të”, tha Osmani.

Po ashtu, edhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se sa i përket financimit të ushtrisë, nuk ka ndonjë problem. Ai shton se edhe me rritjen e numrit të pjesëtareve të FSK-së pas transformimit në ushtri, nuk ka ndonjë implikim buxhetor. Kastrati shtoi se ushtria do t’i ketë 5 mijë ushtarë të rregullt dhe 3 mijë rezervë.

“Rekomandimet që kanë dala nga rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë në 2014-të, ka dal që Forca e Armatosur t’i arrit kapacitete operacionale për armë dhe kryer misionin e vet, i duhen 5 milionë euro çdo vit shtesë nga buxheti që e ka aktual. Atëherë Qeveria e Kosovës është deklaruar që ajo është e përballueshme për buxhetin e Kosovës dhe për ekonominë tonë. Unë nuk shoh ndonjë problem të financimit evoluimit të FSK-së në Forcë të Armatosur. Numri i përgjithshëm i strukturës së Forcave të Armatosura do të jetë 5 mijë aktiv 3 mijë rezervë, gjitha këto janë përllogaritur atëherë qysh në rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe unë themi që 5 milionë çdo vit janë të mjaftueshme me i plotësuar jo vetëm numerikisht sa do të rritet FSK- ja apo Forca Ushtarake të them tash, po edhe pajisjet armatimi, infrastruktura dhe gjitha ato nevojat që do t’i duhen në të ardhmen për me e përmbush misio nin“, tha Kastrati.

Ai nuk e përjashton mundësin që në rast se ka nevojë gjatë procesit të transformimit të ndahen edhe mjete shtesë me rishikim të buxhetit.

“Nuk është paraparë mirëpo me rishikimin e buxhetit kjo shumë lehtë mund të bëhet, rishikimi bëhet në gjysmë viti dhe Qeveria e ka atë mundësi dhe atë të drejtë që për nevoja nacionale që të ndaj mjete që i ka rezervat e veta që i ka. Mund të merr nga një vijë buxhetore dhe t’i bart tek vija për arsye që Forca Ushtarake është aset kombëtare dhe nevojë kombëtare dhe unë nuk shoh ndonjë problem te Qeveria. Ata edhe me herët kanë deklaruar që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e përballueshme për Kosovën”, tha Kastrati.

Kurse, Ibrahim Shala, drejtor i departamentit për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e FSK-së, thotë se për KosovaPress, se këtë vit nga buxheti janë ndarë 51 milionë euro dhe në rast të transformimit  mjafton edhe buxheti i tanishëm.

“Buxheti i ministrisë për Forcën e Sigurisë për 2017 është 51 milionë euro. Transformimi i FSK-së , ose marrja e misionit të ri për FSK-në është një akt për të cilin mjafton edhe buxheti i tashëm që ka FSK-ja. Sa i përket zhvillimit të ushtrisë së ardhshme të Kosovës, secili shtet e zhvillon ushtrinë e vet në bazë të kapaciteteve ekonomike që e ka, të gjitha ndryshimet që ju i numëruarat nuk janë paraparë që të ndodhin brenda një ditë apo një nate, mirëpo këto janë ndryshime që parashihen me plane afat mesme dhe afatgjate për çka edhe Qeveria e Kosovës do të përshtat buxhetin për zhvillimin e FSK-së mbi bazën e këtyre planeve”, tha ai.

Ai shton se parashihet që çdo vit të ketë nga 5 milionë euro shtesë, mjetet këto që nuk duket të ketë probleme për t’u siguruar nga buxheti i Kosovës.

 

“Tani do të shohim në bazë të zhvillimeve të ngjarjeve se si do të shkon, presim njëherë që të ndodhin ndryshimet ligjore dhe urojmë që të kalojnë me unanimi tët të plotë…Pastaj do të vije gjysmë vjetori i dytë i vitit 2017, do të shohim dhe do të jemi këtu për të biseduar përsëri për këtë çështje. Sa i përket buxhetit desha të them edhe këtë, ekziston një marrëveshje, planifikim ku për çdo vit kalendarik FSK-së do t’i shtohen nga 5 milionë euro prej buxhetit aktual”, tha Shala.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, projektligjin për FSK-në, ndërsa kryesia e Kuvendit e ka dorëzuar në Qeveri. Kjo e fundit pritet ta dërgoj në Kuvend në mënyrë që të procedohet.

Ky projektligj ka ngjallë reagime nga Ambasada Amerikane dhe NATO, pasi ata po kërkojnë që ky projektligj mos të procedohet në Kuvend pa ndryshimet kushtetuese, ku kërkohet edhe vota e deputetëve serb, të cilët tash e tri janë kundër formimit të ushtrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme