Buxheti në duart e PSD-së

20:51 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë thirrur të dalin në punë edhe të shtunën.

E para vetë do ta kenë një rend dite me pika shumë të rëndësishme.

Ndër pikat më të rëndësishme në këtë seancë do të jenë, Projektligji për Zyrtarët e Publik e po ashtu do të trajtohet edhe Projektligji për Pagat.

E në rend dite është edhe Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë, për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Por, pika më e rëndësishme duket të jetë ligji për buxhetin.

E ky rend dite i është përshtatur kërkesave të Partisë Social Demokrate, që kanë qit kushte për të votuar buxhetin.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe zyrtar të kësaj partie.

“Pjesë e këtyre kërkesave është edhe shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo”, ka thënë DEK. Natyra Kuçi – zëdhënëse e PSD-së.

E nëse ai nuk shkarkohet, PSD nuk do të votoj pro ligjit për buxhetin.

“E nëse të shtunën nuk miratohet Projekt-Buxheti atëherë institucionet nuk do të mund të bëjnë asnjë shpenzim”.

Mirëpo, Komisioni për Buxhet dhe Financa ka bërë një propozim, më anë të së cilit mund të vazhdohet ndarja buxhetore e vitit të kaluar për të mbuluar shpenzimet e muajit shkurt.

Safete Hadërgjonaj nga ky komision njofton se ky propozim ka shkuar në Kuvend dhe pritet të miratohet të shtunën.

“Në bazë të nenit 24, paragrafit 2 të LMFPP, vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal. Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të zgjatet për më shumë se 3 (tre) muaj të vitit të ardhshëm fiskal. Nesër do te miratohet edhe rekomandimi i KBF per miratimin e propozim vendimit te Qeverise për zgjatjen e Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.”

Që nga 1 shkurti, Institucionet e Kosovës janë në paralizuara në aspektin e pagesave dhe investimeve në sektorin publik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme