Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se buxheti i kryeqytetit i cili është votuar sot për vitin 2024 është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro, përcjell Arbresh.info.
“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra, rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar”, shkroi Rama.
Ndër të tjera, Rama ka shkruar se ky buxhet do të shërbejë në transformimin e kryeqytetit.
“Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, përfundoi Rama./Arbresh.info/
Konjufca: Krishtlindja Ortodokse, festë shprese dhe paqe për...
Alarm në Britani për shkak të motit të keq, rreziku nga përm...
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Leo, Gresës: Të premten Sara me kufera jashtë
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...