Ministri i Financave, Hekuran Murati po raporton në Komisionin Parlamentar për Buxhet rreth raportit vjetor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2023.
Deputetë të opozitës ngritën akuza, se një pjesë e buxhetit nuk ka shkuar aty ku është destinuar, duke aluduar në keqpërdorime.
“Viti i kaluar ka shënuar një vit me rritje të hyrave, kemi rritje të hyrave nga tatimet direkte dhe indirekte. Kjo ka mundësuar që të zbatohet edhe plani sa i përket shpenzimeve. Andaj nuk qëndron ajo se të hyrat janë rritur për shkak të inflacionit”, ka deklaruar ministri i Financave, Hekuran Murati në prezantimin e raportit.
E ndaj tij reagoi deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, i cili ngriti kritika për mënyrën se si janë bërë ndarjet buxhetore.
“Ka pasur një rritje të të ardhurave të koorporatave. Megjithatë nëse e sheh rritjen e fitimit të bankave, i bie që krejt kjo rritje është rezultat i fitimit të bankave. Korporatat tjera jofinanciare në Kosovë i bie që ndoshta edhe kanë pas zvogëlim të tatimit të paguar për shtetin. Kur thua se është rritur TVSh duhet të marrësh në konsideratë se është rritur eksporti dhe importi. Ndërsa, tek pagat dhe shtesat më shqetëson përgjysmimi i pagesave për sindikatat. Çfarë presioni po u bëhet punëtorëve që njerëzit kanë frikë sepse nuk po paguajnë në sindikatë. Ndërsa tek subvencionet dhe transferet, 520 milionë euro janë paguar për entitete publike në tri vitet e fundit. Kurrë s’ka ndodhur që të paguhen kaq shumë. Ku kanë shkuar këto mjete? Argumenti juaj për ndalje të gjakderdhjes financiare nuk qëndron”, deklaroi ai.
Ndaj deputetit Hoti reagoi ministri Murati.
“Tatimi në korporata nga deputeti Hoti u pretendua se ka ardhur nga fitimi i bankave. Mirë është që të jepni fakte dhe dëshmi për pretendimet që bëni. Te TVSH thuhet se është rritur importi. Kjo nuk qëndron. Jo i gjithë importi që është shënuar është rritje reale”, tha ministri Murati.
Por, deklaratat e të parit të Financave i cilësoi si të pavërteta deputeti Hoti.
“Po mashtron, dil tek shënimi numër dy. Nuk bëhet debati kështu. Nuk mundesh në çdo përgjigje të mashtrosh opinionin. Është ministër i Financave dhe duhet të jetë më serioz jo të mashtroj opinionin. Më beso që me qenë një student unë kisha debatuar me të për logjikën e tij. Por ju jeni ministër i Financave. Krejt çfarë po thua janë të paqëndrueshme”, shtoi ai.
Nga opozita kritikuan deputetin Hoti për qasjen ndaj ministrit Murati./rtk
Vitia: Buxheti për Shëndetësi është trefishuar, pjesa më e m...
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...
PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen n...
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...