Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka reaguar pas votimit të rezolutës së Parlamentit Evropian me të cilën dënohet sulmi terrorist dhe kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës.
“Në rezolutë vërtet ka shumë elementë më interesantë dhe të rëndësishëm. Është ndoshta rezoluta më e fortë dhe më vendimtare që PE ka pranuar në disa vite për këtë çështje. Identifikon qartë përgjegjësinë serbe për përshkallëzimin e tensioneve”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
Sulmin në Banjskë euro-deputetët e kanë cilësuar si sulm qyqar të tmerrshëm terrorist nga ana e paramilitarëve mirë të organizuar serbë, raporton RTKlive.
Nëpërmjet të kësaj Rezolute i bëhet ftesë institucioneve evropiane që të ndërmarrin masa restriktive ndaj Serbisë, nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Beogradit nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.
Parlamenti Evropian kërkon gjithashtu vendosjen e sanksioneve edhe ndaj aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar./rtk
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...