Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka folur me tonë të ashpra sonte në “Real Story”, sa i përket marrëdhënieve me Serbinë.
Bushati tha se është e papranueshme që, Aleksandër Vuçiq të vijë në Tiranë dhe të dalë garant për negociatat e Shqipërisë me BE dhe të fliste me Macron.
Sipas tij, gabimi ynë strategjik është futja në një “biletë” me Serbinë.
“Se pranoj dot se Vuçiç 20 vite pasi kanë rënë bombat e natës në Kosovë, që të vijë në Tiranë dhe të thotë që; “do të flas unë me Marcon për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ne mund të kemi 1 mijë probleme, por jemi liberalë në koncepte dhe të lirë. Shpirti ynë është evropian e mesdhetar. Gabimi ynë strategjik, futja në një biletë me Serbinë. S’mund të kemi një bosht me Serbinë. Raporti jonë është me Greqinë dhe Italinë.
Kryeministri Rama ka bërë dhe deklarim më kurajoz në Serbi. S’ka qenë vizitë e lehtë. Kur flet Vuçiç, flet Serbia. Në 2014-ën nuk firmosëm dot marrëveshjen e diplomave me Serbinë. Se kemi as sot. E di shumë mirë që Edi Rama ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me presidentin e Francës. Në jam mësuar se presidenti italian apo ai grek, të jenë avokatë të Shqipërisë. S’janë më të njëjtën ton ata. S’dua të jem në biletën serbe, kjo është dhe për shkak të historikë. Nuk mund të zëvendësohen boshtet. Ne jemi më mesdhetar”, shtoi Bushati./CNA.al
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I