Ish ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati përmes një postimi në Facebook ka shkruar për vizitën e Kancelarit gjerman Olaf Scholz në Ballkan.
Sipas Bushatit Kancelari gjerman ka sjellë me vete tri mesazhe .
Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën. Ndalesa e parë e kancelarit gjerman në Kosovë përcjell një mesazh për regjimin rus, se s’mund të ketë asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë apo Ukrainës Lindore.
Simbolikë të ngjashme përdori edhe kancelaria Merkel në prezantimin e procesit të Berlinit, që vuri ne qendër Shqipërinë dhe ndalesa e saj e parë ishte në Shqipëri.
“Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri të Europës, si ndalesa e parë e vizitës në rajon e Kancelarit Scholz, në kontekstin e luftës që po zhvillohet në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus, është para së gjithash një mesazh për regjimin rus se, s’mund të ketë asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë apo Ukrainës Lindore.
Simbolikën përdori edhe Kancelaria Merkel kur në prezantimin e Procesit të Berlinit vuri në qendër të vëmendjes Shqipërinë, dhe gjithashtu ndalesën e parë në rajon pas prezantimit të këtij procesi e bëri në Shqipëri”, thuhet në postimin e Bushatit.
Mesazhi i dytë ka të bëjë me anëtarësimin e shteteve të Ballkanit perëndimore në BE, të cilën Gjermania e përkrah plotësisht.
“Për Gjermaninë, si fuqia me kontributin më të madh politik e ekonomik në Europë, shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE.
Ambicia e Kancelarit Scholz është të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për të ringjallur procesin e zgjerimit në rajon në prag të takimit të Këshillit Evropian, të 23-24 qershorit”, tha tutje ai.
Kancelari Scholz kërkoi nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës, si rrugë e vetme për anëtarësim në BE.
“Ndërkohë që Serbia duhet të kuptojë se evropianizimi i saj nuk është një proces që matet me “pelivanllëkun” për të mbajtur në këmbë aleanca të së shkuarës që mbajnë peng rajonin, por me vullnetin për të njohur krimet e së shkuarës e distancuar prej tyre, dhe për të pranuar një realitet të ri në familjen europiane”.
Mesazhi i tretë ka të bejë me procesin e Berlinit si platforma e bashkëpunimit rajonal i shpallur në vitin 2014.
“Roli i Gjermanisë ishte vendimtar në ndërtimin e besimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.
Ishte Procesi i Berlinit që krijoi mjedisin e përshtatshëm që çoi në vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në Serbi pas rreth 7 dekadash.
Tashmë jemi mësuar të shohim udhëheqësit duke diskutuar për çështje rajonale, por kjo nuk do të ishte e mundur pa Procesin e Berlinit” tha ai.
Sipas Ditmir Bushatit, Gjermania dëshiron ta zhvilloj edhe më tejë ketë platforme pa i penguar shtetet e tjera për bashkëpunim.
“Një proces ndërqeveritar i riorganizuar që do të fokusohet kryesisht në çështjet politike dhe ekonomike me rëndësi strategjike, duke rritur më tej bashkëpunimin rajonal e duke çliruar energji për të ardhmen europiane të rajonit”, tha në fund Ditmir Bushati.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...