Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka cilësuar një hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, takimin që Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel në Aleksandër Vuçiqin.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve.
“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit.
Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, theksoi ai.
Ky propozim, i njohur ndryshe si plani franko-gjerman, u pranua të hënën në takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb bashkë me ndërmjetësit evropianë në Bruksel.
Megjithë pranimin e planit, i cili u publikua menjëherë pas takimit të 27 shkurtit, ai nuk është nënshkruar ende nga të dy palët.
Ndërkaq, takimi i radhës do të zhvillohet më 18 mars në Shkup, për shkak se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në atë kohë do ta vizitojë rajonin./arbresh.info
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...