Bushati për Demarkacionin: Kosova drejt liberalizmit të vizave

23:18 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai e ka konsideruar këtë vendim një hap përpara drejt liberalizimit të vizave me vendet e BE-së.
“Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi përbën një hap të rëndësishëm përpara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkufitare, i krijon mundësinë Bashkimit Europian për të vijuar sa më parë me procesin e shumë dëshiruar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përforcon klimën e bashkëpunimit pozitiv në tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes fqinjëve.

Urime Kosova”, shkruan Bushati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme