Zëvendëskryeministri njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Pas takimit një konferencë të përbashkët për media Bushati ka falënderuar PAcollin për kontributin e tij për liberalizimin e vizave.
“Është punë e juaj, nënpunësve tuaj, e reformave që keni marrë. E di sa e vështirë është kjo sepse është detyrë e juaja dhe e MPJ-së. Vendimet e marra për liberalizim në Parlamentin Evropian i hapin rrugë tani ministrave që janë punë edhe më të vështira sesa të MPJ=së, por shpresoj që marrëdhëniet e mira që i ka Kosova me përfaqësuesit e jashtëm do të bëjnë ta kalojë këtë krizë, sepse izolimi i deritashëm është absurd”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Bushati ka thënë se Shqipëria do ta ëprkrah Kosovën në organizata.
“Qoftë në Frankofoni, në Interpol por edhe në kryesimin vitin tjetër tëprganizatës së Evropës Juglindore që do t’iu ndihmojmë të që Kosova ta përmbush me sukses dhe në mënyrë të dinjitetshme në raport me vendet që do të jenë atje. Po ashtu në mbledhjen që do ta kemi në Pejë do të rishikojmë progresim që kemi në marrëdhëniet dypalëshe dhe mangësitë. Kemi marrëdhënie të mira kjo vërtetohet edhe në treg. 2017 kemi pasur punë të mria dhe shpresojmë që edhe 2018 të jetë i tillë, sado që kemi pasur edhe pngesa edhe ankesa nga shqiptarët si matan kufirit edhe këtej. Jemi ende larg krijimit të zonës ekonomike rajonale dhe duhet hequr këto pengesa”, ka theksuar ai.
Sipas tij dialogun mes Kosovës e Serbisë, Shqipëria e ka mbështetur.
“Ne në Shqipëri është e dimë që Kosova është e para në dialog. Kur vije puna për këtë çështje ne kemi unitet dhe solidaritet mes partive politike në Shqipëri. Sipas takimeve të bëra flasin qartë për nevojën për të vazhduar në këtë proces por me envojën për të konsoliduar Kosovën dhe arritjet e mundimshme të saj”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/554925711632681/
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...