Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka sqaruar mungesën e pikës së përbashkët doganore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një intervistë ekskluzive për Emisionin “Jeta në Kosovë”, Bushati konstatoi se Kosova është vonuar në përmbushjen e marrëveshjes për një pikë doganore të përbashkët në Durrës.
Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk i ka dërguar doganierët e Kosovës për të qëndruar në këtë pikë, e cila do të lehtësonte procedurat e ardhjes së mallrave në Kosovë.
“Ne ende nuk kemi arritur të kemi një pikë të përbashkët doganore në Durrës. Ka një vonesë nga ana e Qeverisë së Kosovës me procedura sepse aty duhet të ketë doganierë të Kosovës për të lehtësuar procedurat”, tha Bushati.
Ai thotë se kjo marrëveshje nëse implementohet do të lehtësojë procedurat burokratike të kalimit të mallrave drejt Kosovës.
Në këtë intervistë ai flet gjithashtu për rezultatet e mbledhjes së qeverive të dy vendeve, për shfrytëzimin e hapësirave ajrore në Kosovë dhe për investimin e Shqipërisë në trashëgiminë kulturore në Kosovë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit