Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në fund të muajit mars do të bëhet operative Bursa Energjetike Shqiptare.
“Fundi i marsit do të jetë data e shumëpritur e aktivizimit të Bursës Energjetike Shqiptare, ALPEX, e cila padyshim do të garantojë transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, sidomos sot më shumë se kurrë kur sektori privat po investon fuqishëm në kapacitetet fotovoltaike”, tha Balluku në konferencën për energjinë të organizaur në Tiranë.
ALPEX shënon një standard të ri të operimit në sektorin e energjisë, i cili do të garantojë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike si dhe do të ndikojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve ndërkufitare si dhe pritet që çmimi i energjisë elektrike do të ulet për qytetarët.
Përveç tjerash ALPEX do të inkurajojë investime të reja në gjenerimin e energjisë elektrike dhe në rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet.
Krijimi i ALPEX është në përputhje me politikat e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për liberalizim të tregut të energjisë si dhe një nga objektivat e paketës së tretë të direktivave të Bashkimit Evropian për themelimin e Tregut të Brendshëm Evropian të Energjisë Elektrike (“IEM”) si dhe të vendimeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit përkatësisht Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë për themelimin e operatorit (bursës) për operimin dhe rrjedhimisht bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Ditës në Avancë (DAM) dhe Brenda Ditës (IDM), në një treg rajonal dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë nëpërmjet procesit coupling.
Përveç tjerash ALPEX do të inkurajojë investime të reja në gjenerimin e energjisë elektrike dhe në rrjetet e transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë si dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...