Burri nga Klina thotë se gruaja me dy vajzat shkuan te familja në Tiranë, s’u kthyen më

09:26 | 19 Mars 2024
K.B

Një burrë nga Klina ka raportuar në Polici se gruaja e tij së bashku me dy vajzat kanë shkuar në Tiranë dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportit të policisë ato në Tiranë kanë shkuar më 2 mars.

“Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, bën të ditur njoftimi nga polica.

Rasti duke u hetuar./Arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme