Një grua është alivanosur në një veturë në parkingun e ETC-së në Gjilan dhe vetëm pas ardhjes së zjarrfikësve e policisë ka arritur të shpëtojë pasi kishte mbetur e mbyllur në veturë.
Dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes thonë se gruaja ishte mbyllur në veturë nga burri i saj dhe i njëjti e kishte lënë aty të mbyllur derisa kishte shkuar për vete të falej në xhami.
“Tipi e ka parkuar kerrin në ETC, e ka mshelë gruan në kerr, edhe ka shkuar të falet në xhami. Si të premteve qysh u zgjat më shumë, ajo gruaja për shkak të temperaturës, ka nis të ndjehet në siklet edhe ka filluar të mbes pa frymë, Asnjë xham s’ka mund ta hapë”.
“Kanë ardhë zjarrfikësit, bashkë me ambulancën dhe policinë”, tregon një dëshmitar që e ka parë ngjarjen nga afër.
Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.
Shaban Azizi nga Drejtoria Rajonale në Gjilan ka thënë se gruaja nuk ka probleme shëndetësore dhe rasti po vazhdon të hetohet.
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane