Një grua është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si e dyshuara lidhur me lajmërimin apo kallëzimin e rremë për një rast të dhunës në familje.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë ajo është arrestuar të hënën në Lipjan, pasi dyshohet “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, nga neni 382 të KPRK-së.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 19.12.2022, në Lipjan, është ndaluar një femër, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, nga neni 382 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, raporton arbresh.info.
Po ashtu thuhet se dyshohet se e njëjta ka bërë raportim të rremë pranë organeve të rendit, dhe atë më 21.04.2021, kundër bashkëshortit të saj, për veprën penale dhunë në familje, ndaj të cilit është zhvilluar procedurë penale dhe i njëjti është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës kompetente.
“Ndërsa, bashkëshorti i saj ka ushtruar kallëzim penal kundër të dyshuarës, për shkak të lajmërimit apo kallëzimit të rremë në polici, në vitin 2021 (rasti i lartcekur) dhe se në incizimin të cilin e posedon Prokurori i Shtetit, i ofruar si dëshmi nga tani i dëmtuari, e njëjta e pranon se në vitin 2021 ka gënjyer organet e hetuesisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarës, në Gjykatën kompetente./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit