Burrat sulmojnë gratë në ditën e Bajramit, policia raporton për disa raste të dhunës në familje

08:59 | 11 Prill 2024
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se janë raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme ( e mërkure 10 prill 2024)

Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Të ngjashme