Google ADS

Burra dhe gra që nuk duan të martohen| Flasin sociologët dhe psikologët

09:01 | 20 Mars 2022
A Z

Drita (Emri i vërtetë është i njohur për redaksinë), 49 vjeçare, është një nga shumë gratë në Kosovë që duan të mos kenë partnerë gjatë jetës. Sigurisht se shumë prej jush njihni edhe burra që kanë qëndrimin e njejtë sikurse të këtyre grave.

“Kushtet ekonomike i kam mjaft të mira dhe nuk mendoj se do të martohem ndonjëherë”, është shprehur Drita për arbresh.info, pa dashur të komentojë më shumë në lidhje me jetën e saj.

Sociologët dhe psikologët flasin për arsyet që i bëjnë këta persona që të mos kenë partnerë në jetën e tyre.

“Martesa është vetëm një opsion dhe nuk është një obligim. Por shkaqe të tjera mund të jenë edhe divorcet e shumta në shoqëri dhe dhuna në familje”, thotë sociologia Dhurata Prokshi për arbresh.info, duke e vlerësuar çështjen e martesës si individuale.

Ndërsa sipas psikologut, Fikri Hajdari, shkaqet pse këta persona nuk duan të martohen është sepse ata e shohin martesën si rregull të formuar nga shoqëria që jodomosdoshmërisht duhet të përmbushet.

“Influenca e kultures individualiste ka bërë që njerëzit të shohin martesën si rregull e formuar nga shoqëria që jodomosdoshmërisht duhet të përmbushet. Shpesh njerëzit fokusohen në karrier dhe profesion, gjë që martesa dhe krijimi i familjes mund të ishte një pengesë për karrierën dhe shpesh njerëzit fokusohen në karrier dhe profesion, gje që martesa dhe krijimi i familjes mund të ishte një pengesë për karrierën”, shprehet ai.

Ai shtoi se shpesh personat e dedikuar pas karrierës dhe që nuk martohen perceptohen si të pa gatshëm për të krijuar familje, por në fakt është një stereotip i gabuar sepse ata janë të gatshëm të krijojnë familje por kur llogarisin rutinat e tyre të stërngarkuara e kuptojnë se nuk mund të jenë partner dhe prindër të dedikuar andaj nuk martohen duke pritur dhe sistemuar më tepër rutinat profesionale.

“Zgjidhja ideale do ishte të strukturohen rutinat profesionale në atë mënyrë që personi ta krijojë këtë hapësirën për dedikim dhe krijim të familjes. Por të pamartuarit dhe personat që nuk dëshirojnë të martohen nuk duhet të perceptohen si persona me defekte ose patologji sociale dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre”, deklaron Hajdari.

Në rrafshin ndërkombëtar këta persona quhen si ‘incel’. Një incel është një anëtar i një nënkulture të njerëzve që e përkufizojnë veten si të paaftë për të gjetur një partner romantik ose seksual pavarësisht se e dëshirojnë një të tillë./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

Të ngjashme