Partitë politike kanë filluar mbajtjen e tryezave ku po ftojnë njëra tjetrën për të gjetur një koncensus lidhur me temat e rëndësishme për Kosovën.
E nisi LDK ku ftoj të gjitha partitë për të diskutuar për çështjet që janë me interes të vendit. Më pas e vazhdoi PDK këtë gjë duke ftuar kështu partitë politike që të flasin në një tryezë për temat si agjenda e Kosovës për integrimet evropiane, dialogu, asociacioni, reforma zgjedhore. Në këtë tryezë dolën me konkludime që herën e ardhshme partia e cila e organizon tryezën të zgjedh njërën nga këto tema që pastaj të diskutojnë për një temë. Madje u tha se radhën e ka Lëvizja Vetëvendosje që ta organizoj një tryezë të tillë.
Analisti politik, Blerim Burjani në një qëndrim të tij ka thënë se këto tryeza janë parainstitucionale dhe se sipas tij nuk kanë asnjë karakter përfillës të vendimeve.
“Tani kjo moda secila parti e ka rradhën e vetë për të organizuar tryeza të tilla ngjason me OSBE-në dhe forumin e partive politike të vitit 2000. Këto tryeza s’kanë asnjë obligim që të përfillin vendimet e tyre, Kosova e ka Kuvendin ku duhet të debatohet, vendoset dhe vendi ku duhet të ketë koncensus politk për çështje te tilla. Andaj nuk i kuptojçfarë janë këto tryeza përballe institucionit më të lartë përfaqësues të popullit, Kuvendit të Kosovës që është i vetmi organ ku duhet të ketë debate obligative të ligjshme, të hapura për qytetarët”, ka theksuar ai duke shtuar se kjo fazë e tryezave parainstitucionanle duhe të rishikohen.
“Llojet e vendimeve që duhet të nxjerrin. këto parti ende jetojnë me frymën parainsitucionale sikur mos të kishte Kuvend ku duhet të folet, pra Kuvendi është organi me i lartë shtetëror ku duhet të arrihet koncensusi për tema të mëdha, edhe pse këto tryeza mund të vazhdojnë lirshëm në debate jo obligative për të nxjerr vendime. Po ashtu këto tryeza nuk zgjidhin problemin e reformës zgjedhore sepse s’ka reformë zgjedhore në kuptim thelbësor dhe domethënës për qeverisjen me shtetin pasi që duhet të ndryshohet sisitemi proporcional në mazhoritar dhe ai sistem prodhon gjasa për të hyrë në Kuvend më së shumti tri parti dhe partitë e pakicave”, ka deklaruar ai.
Burjani ka folur edhe për çështjen e ushtrisë ku sipas tij themelimi i ushtrisë varet nga dyfishi i votave të pakicave serbe.
“As kjo nuk ka sukses me këto tryeza, përderisa i vetmi koncensus mund t e arrihet me asociacionin dhe themelimin e grupit të uniteti për të biseduar me Serbinë dhe me i heq analfabet qe quhen koordinator që nuk kanë lidhje me dialog. Kjo qeveri është anlfabetike për këto tema dhe tema tjera të shumta”, ka thënë ai./Arbresh.info