Jo larg komunës së Lipjanit, konkretisht në fshatin Baicë gjendet burimi, i cili ka veti shëruese. Ky ujë nuk është i zakonshëm ai shëron disa sëmundje.
Vendi rreth burimit është i rrethuar me male, del nga shkëmbinjtë dhe pavarësisht stinëve, ai çdoherë është i ngrohtë.
Lija e ujit, sëmundjet e lukthit dhe sëmundjet e lëkurës, janë disa nga sëmundje që pretendohet se shëron ky ujë.
Ky ujë buron këtu shumë vite më parë, por viteve të fundit qytetarët e kanë rinovuar me gurë rreth tij, duke ja lehtësuar vetës dhe vizitorëve të komunave tjera që ta vizitojnë atë pa ndonjë pengesë, raporton Arbresh.info.
Banorët pretendojnë se ata persona të cilët e pinë këtë ujë, shërohen nuk do të kenë probleme me lukthin dhe nuk do të preken nga sëmundjet lëkurës.
Për të kuptuar më shumë për vlerat rreth këtij burimi, Isa Bahtiju, banor i këtij fshati na tregon më shumë detaje.
Sipas tij, këtë ujë banorët, por edhe qytetarë nga vende të ndryshme e përdorin për pije dhe shërimin e disa sëmundjeve.
Megjithatë , ai ankohet për mosmirëmbajtjen e tij siç duhet nga ana e qytetarëve që e vizitojnë këtë burim.
“Jam mërgimtar kam punuar 35 vjet në Australi, qysh mbas lufte kam ardhur dhe po jetoj në Kosovë. Këtë vend shpesh e vizitoj, më pëlqen dhe është i bukur, vijnë njerëz zo tni. Te ky ujë këtu njerëzit vijnë e marrin për pije dhe gjësende, por nuk më pëlqen sepse nuk është i përparuar dhe nuk e mbajnë mirë. Këtë vend duhet ta mbajmë pak ma bukur që ta vizitojnë edhe turistët. Ujin e përdorim për pije dhe për me i larë fytyrën dhe sytë, për sy bon hajr edhe për pije kapak”, tregon ai.
Lumni Shala prej fshatit Vrellë thotë se këtë vend e njeh qysh prej të parëve të tij.
Ai prej shumë kohësh e shfrytëzon ujin për shërimin e sëmundjeve dhe përdorimin e këtij uji ua rekomandon personave të tjerë, duke shtuar se u ndihmon shumë.
“Të parët tanë janë prej një fshati këtu, i cili quhet Resinoc, prej të cilëve e dimë se ky ujë është shumë shërues për çdo send. Personave të cilët kanë nevojë ju them që me ardh në këtë vend, sepse uji është shumë shërues, shumë i mirë, dhe shumë i paq”, shprehet Shala.
Përveç sëmundjeve të lëkurës, edhe qytetarët që vuajnë nga problemet me lukthin e vizitojnë shpesh këtë vend.
Muj Bylykbashi, një tjetër banor, thotë se e mban mend këtë vend prej kur ishte fëmijë dhe që historia e këtij burimi është përcjellur brez pas brezi.
“Jam i lindur dhe i rritur në këtë vend, shpesh e vizitoj .Ky burim është brez pas brezi mund të thuash edhe 200 vjet burim, e mbaj mend prej kur isha fëmijë”, tregon Muja.
Vizitat tek ky burim shtohen nga viti në vit. Qytetarë të shumtë mbushin shishet me ujin e këtij burimi, për ta konsumuar atë. Gjatë sezonit të verës shumë qytetarë pastrohen në këtë pishinë , uji i së cilës rrjedh pikërisht nga burimi, pasi besojnë në vetitë shëruese të tij./Arbresh.info/ Albiona Bashota/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe