Google ADS

Burimet turistike të Shqipërisë dhe rekordi i Gjirokastrës

10:50 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

A e njihni mirë Shqipërinë turistike dhe burimet e saj?

Kur themi burimet nënkuptojmë që nga pikat kulturore, monumente të natyrës si shpella, kanione apo edhe objekte kulti. Shifra e gjithë burimeve turistike sipas një bilanci të bërë së fundmi dhe të publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është 3390.

Qarku me pasuritë më të mëdha është ai i Gjirokastrës me 697 burime që nis me Kalanë e qytetit që është më përfaqësuesja dhe mbyllet me qytezën e Dedjanit në Përmet.

Gjirokastra ndiqet nga Berati, me 569 burime turistike që edhe në këtë rast nisin me kalanë e qytetit pasohet nga kalaja e Krotinës, ajo e Mjeshtovës e me radhë lista mbyllet me Kroin Mbret dhe Kanionet e Xhunovës. Qarqet me pasuri më modeste janë Durrësi dhe Lezha me nga 98 burime turistike në listën e tyre ndërkohë që Fieri ka vetëm 92.

Por edhe pse Shqipëria ka kaq shumë burime vetëm një pjesë e këtyre atraksioneve janë promovuar apo bërë pjesë e guidave turistike. Tendenca e vizitave është drejt pikave më simbolike ndërkohë që turizmi i aventurës përmes grupeve të veçanta që organizohen fundjavave po eksperimenton viteve të fundit në destinaicone të reja. Të tilla janë lumi i Shalës i konsideruar si Tajlanda Shqiptare, Ujvara e Sotirës apo Kanionet e Osumit.

Edhe në kryeqytet ka gjithmonë e më shumë interes për të vizituar rrethinat ku përveç Petrelës, Prezës apo Dajtit që kanë kohë që janë pjesë e axhendës së fundjavave janë shtuar edhe pika të tilla si Syri I Ciklopit, Kanionet e Erzenit e një seri atraksionesh të tjera.

Shqipëria ka qenë vitin e fundit në fokusin e mediave të huaja që promovonin bukuritë e vendit, ndërsa dhe numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm. Burtinti, berati, Gjirokastra, Kalaja e Krujës, apo dhe bregdeti janë destinacionet që u bëjnë më shumë përshtypje mediave të huaja.

Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në sezonin e verës pritet që turistët e huaj të shënojnë sërish rritje. Hotelet kanë raportuar se ata janë prenotuar tashmë, ku kryesorët janë sërish polakët, ka rritje të ukrainase dhe risi këtë vit janë nordikët, që kanë rezervuar në Durrës, përmes agjencisë Apollo./Monitor

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme