Burgoset 54 vjeçari, posedonte heroinë

20:54 | 13 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në kuadër të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë arritur ta ndalojnë dhe identifikojnë të dyshuarin rreth orës 14:00 në Rr ”Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Ulpianës në Prishtinë, thuhet në një komunikatë për medie, të lëshuar nga Policia e Kosovës, shkruan arbresh.info

Pas komunikimit me të dyshuarin, i njëjti ka deklaruar se posedon substancë të dyshuar narkotike.

Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN-së) pas zhvillimit të hetimeve dhe komunikimit me të dyshuarin, i njëjti pranon se në shtëpi posedon edhe substanca psikotrope ose analoge (përzierës), thuhet tutje në komunikatë.

Në cilësi të provës material tek i dyshuari A.H; viti i lindjes 1968, janë gjetur dhe sekuestruar:

14.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë,

412 gram substancë psikotrope ose analoge (përzierës),

2 telefona celular,

10 euro të falsifikuara,

326.5 euro para.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e antidrogës në Prishtinë për intervistë në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorin, iniciohet rasti “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Falsifikimi i parasë” sipas kodit penal të RKS-së.

Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore-Departamentit i Krimeve të Rënda në Prishtinë i dyshuari pas intervistimit dhe kontrollimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë./arbreshi.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme