Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në parim e ka votuar Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, ndonëse anëtarët e këtij komisioni u shprehën se duhet të bëhen disa ndryshime-plotësime.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu tha se në parim ky ligj duhet të kalojë, ndonëse ka disa kundërthënie në mes disa neneve.Haxhiu po ashtu tha se përmes këtij ligji ka ndërhyrje në kompetenca të disa institucioneve. Si shqetësim ajo e përmendin kërkesën e të burgosurve për pakon ushqimore dhe shtimin e ditëve të pushimit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, u shpreh se duhet që në burgje e Kosovës të krijohet mundësi që të burgosurit të rehabilitohen dhe të jenë më të ndërgjegjshëm kur dalin nga aty, pasi që një përpjekje e tillë sipas tij mungon.
Se burgjet e Kosovës nuk janë në gjendje shumë të mirë sa i takon rehabilitimit dhe edukimit e tha edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi.
Në këtë mbledhje po ashtu u diskutua edhe për shkresat e Federatës Sindikale të Administratës Publike të Kosovës me emërtimin SPAK, përmes të cilave ata kanë shprehur shqetësimin lidhur me mos njohjen e stazhit të punës.
Lidhur me këtë ankesë, anëtari i komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi e ka konsideruar si vjedhje ndaj qytetarëve shkeljen e të drejtës të njohjes së stazhit nëse nuk i ke 15 vjet përvojë pune. Por edhe anëtarët e tjerë të Komisionit për Legjislacion u dakorduan që nuk duhet të ketë kufizime sa i takon njohjes së përvojës së punës.
Me qëllim të adresimit të këtij problemi anëtarët e Komisionit për Legjislacion u dakorduan të kërkojnë ndërmarrjen e nismës në këtë drejtim nga Komisioni për Shëndetësi, si dhe kërkohen ndryshime në amendament.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një shkrese ka kërkuar nga ky komision që në lidhje me dialogun me Serbinë të hartohet një plan veprimi. Me këtë rast kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu u shpreh se plani aktual mund të plotësohet tutje në këtë aspekt e mbikëqyrjes. Kërkesa e KDI-së u mbështet edhe nga deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili kalimin e ligjit për dialogun me Serbinë e ka konsideruar si zhvillimin më të rëndësishëm në këtë proces.
Komisioni për Legjislacion ka formuar edhe grupin punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit.
Po ashtu komisioni e ka shqyrtuar ankesën për anulimin e konkursit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pranimin e 120 rekrutëve nga Ministria e Drejtësisë, ku anëtarët e këtij komisioni vendosën t’i drejtohen personave të ankuar me një shkresë ku do të jepeshin rekomandime se cilave institucioneve mund t’i drejtohen. Lidhur me shkresën e Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë sa i takon Ligjit të Pagave, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu u shpreh se ndonëse është shqetësuese, dhe se do veprojnë në bazë të rrethanave të krijuara. Anëtarët e Komisionit për Legjislacione, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit u dakorduan në këtë periudhë të vitit të merren më shumë me monitorim të ligjeve, kryesisht të ligjit të konflikt të interesit dhe atij për përmbaruesit
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...