Çitaku nga Prokuroria e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë akuzohet se në dhjetor të viti 2007 duke vepruar si anëtar i grupit, i cili pa autorizim merret me shpërndarjen, transportin dhe shitjen e narkotikëve, pa autorizim ka bërë transportin e narkotikëve.
Sipas akuzës, pas ndarjes së detyrave në kuadër të këtij grupi, nga personat NN ka marrë narkotikë të tipit heroinë në sasi prej 13 kilogramë e 350 gramë.
Narkotiku kishte qenë i mbështjellë në 27 paketime me qese të najlonit të cilat janë vënë në një valixhe sportive e pastaj këtë valixhe me sasinë e cekur të narkotikëve në brendësinë e saj, e ka transportuar deri në fshatin Braboniq të Mitrovicës, thuhet në akuzë, raporton kallxo.com.
Remzi Çitaku sipas marrëveshjes paraprake kishte pritur në Stacionin e Autobusëve të këtij fshati, që këtë sasi të drogës t’ua dorëzojë anëtarëve të tjerë të këtij grupi për transportim të mëtejmë.
Por ditën e njëjtë rreth orës 14:00, i njëjti ishte zënë dhe arrestuar nga pjesëtarët e ShPK-së, kurse sasia e cekur e narkotikëve ishte sekuestruar përkohësisht.
Më këtë Çitaku akuzohet se ka kryer veprën penale – blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.
Paraprakisht me rastin e mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor në objektin e Gjykatës së Mitrovicës në veri të qytetit, i akuzuari Remzi Çitaku e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën akuzohej.
Pasi që prokurori Naim Beka e lexoi akuzën, kur ishte radha që të deklarohej për fajësinë, Çitaku ka deklaruar se e pranon fajësinë dhe se këtë e bënte pas konsultimit edhe me mbrojtësin e tij, avokatin Gani Rexha.
Meqenëse lidhur me pranimin e fajësisë nuk pati kundërshtime nga ana e prokurorit, fajësia u aprovua nga ana e trupit gjykues, e po ashtu u përkrah edhe nga ana e mbrojtësit të të pandehurit, avokati Gani Rexha.
Tutje procedura ka vazhduar me dhënien e fjalës përfundimtare nga prokurori dhe mbrojtësi i të pandehurit.
Ndërsa me rastin e shpalljes se aktgjykimit nga ana e trupit gjykues të përbërë nga Beqir Halili kryetar, Milosava Taniq dhe Nada Dopliçeviq anëtare, duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese si ajo e pranimit të fajësisë, i akuzuari Remzi Çitaku u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg si dhe 500 euro gjobë.
Në këtë dënim Çitakut do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 6 dhjetori 2007 deri me 3 dhjetor 2008.
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...