Burdushi në grevë urie, avokati i tij thotë se gjendja po i keqësohet

20:43 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në një qendër të paraburgimit në Prizren gjendet mjeku popullor, Hysri Peqani. Por, ai nuk është duke u sjell njëjtë sikurse të paraburgosurit e tjerë. Peqani, ka dy ditë që ka hyr në grevë urie.

Për këtë arsye pran Qendrës së Paraburgimit, erdhi edhe avokati i tij, Asdren Hoxha.

Ai po kërkon një takim me klientin e tij që ta shoh gjendjen shëndetësore të Burdushit.

Hoxha u lejua që të hyn brenda për ta takuar të mbrojturin e tij.

E pas një ore, ai ka lajme jo fortë të mirë për gjendjen e mjekut popullor.

Hoxha tregon edhe arsyen pse Burdushi ka hyrë në grevë urie.

E pas takimit një orësh, avokatit i është sqaruar pretendimi i familjes së Peqanit për diskriminim në baza etnike.

Hoxha thotë se kjo gjë nuk është njëra nga arsyet pse klienti i tij ka zgjedhur grevën e urisë.

Por, mbi Hysri Peqanin, rëndojnë dyshime për disa vepra penale.

Prokuroria e Prizrenit, po dyshon se Peqani ka bërë shmangie nga tatimi, mashtrim dhe aktivitet të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Për këto dyshime ai shumë shpejtë edhe do të merret në pyetje.

Shala tregon se Burdushi kishte refuzuar të përgjigjej në pyetjet e policisë dhe ishte mbrojtur në heshtje.

Hysri Peqani ishte arrestuar më 16 nëntor të vitit të kaluar dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme