“Burdushi” kërkon nga Apeli rigjykim, prokuroria kërkon dënim më të ashpër

12:57 | 22 Korrik 2019
L G

Me pretendimin se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave ligjore, i akuzuari për mashtrim, Hysni Peqani, i njohur me emrin Burdushi, përmes mbrojtësve të tij, po kërkon nga Gjykata e Apelit që rasti i tij të kthehet në rigjykim.

Kurse në anën tjetër, prokuroria po kërkon nga Apeli ashpërsimin e dënimit të shqiptuar ndaj Peqanit, me arsyetimin se i njëjti nuk është adekuat me peshën e veprës penale.

Kërkesat e tyre u shqyrtuan të hënën, në seancën e kolegjit të Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte marr aktgjykim me të cilin i akuzuari Peqani ishte shpallur fajtor për mashtrim dhe ishte dënuar me 1 vit burgim e 500 euro gjobë. Ndaj tij po ashtu gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Të pakënaqur me vendimin e gjykatës, prokuroria kishte ushtruar ankesë, me pretendimin se  dënimi i shqiptuar nuk është adekuat me peshën e veprës penale, dhe se sipas prokurorisë, me dënimin e shqiptuar nuk do të arrihet qëllimi i dënimit.

Ankesë kundër vendimit kishte ushtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Peqani, avokati Asdren Hoxha, me pretendimin se aktgjykimi ishte përfshirë në shkelje procedurale të dispozitave ligjore, të ligjit penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe lartësisë së dënimit.

Në ankesë thuhet se gjykata e shkallës së parë kishte marr parasysh vetëm provat fajësuese, dhe se qëllim i gjykatës ka qenë persekutimi dhe jo dënimi  i të akuzuarit, pasi që sipas avokatit Hoxha, dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është shumë i lart.

Mbi këto pretendime mbrojtësi i të dënuarit Peqani, po kërkon anulimin e vendimit të shkallës së parë dhe kthimin e çështjes në rigjykim.

Pretendime të njëjta kishte paraqitur në ankesë edhe mbrojtësi tjetër i të akuzuarit Peqani, avokati Skënder Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë prezantoi edhe i dëmtuari Qazim Pulatani, i cili para kolegjit të udhëhequr nga gjykatësi Hashim Qollaku, deklaroi se i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe paraqet kërkesë pasurore juridike.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qellim që ti fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitoj dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Qazim Pulatani, duke i thënë se do t’ia shëroj bashkëshorten e cila vuan nga depresioni në kompensim të shumën prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme