Lulet janë dhurata më e bukur për të shprehur dashurinë, sidomos për festën e Shën Valentinit.
Shën Valentini, festa e dashurisë, ngjyrat e kuqe dhe rozë e luleve krijojnë një atmosferë të dashurisë, ndërsa aromat e luleve shpërndahen kudo, duke bërë një destinacion të përsosur për të marrë e dhuruar dashuri ndërmjet luleve.
Ardiana, pasionin e saj e shpreh përmes luleve, ku ajo e gjen qetësinë e saj shpirtërore, pasion i cili u kthye në punë.
“Pasionin për lule e kam filluar rastësisht, kam filluar më herët me punu me lule, e kam gjet një qetësi shpirtërore, tash e kam kthy dhe në punë, prej pasionit e kam kthy në punë”, thotë ajo.
Ajo tregon se cilat janë lulet më të kërkuara nga njerëzit.
“Lulet më të kërkuara tek ne është tulipani, këto që po përgatiti buqetën, dhe i mbajmë në të gjitha stinët e vitit, kemi tulipana dhe e kemi mbështjellën pak më të veçantë, të gjitha lulet janë të kërkuara por tek ne tulipani kërkohet më së shumti”, pohon ajo.
“Tashmë që jemi në prag të Shën Valentinit, kemi më shumë kërkesë nga të kuqet dhe të bardhat”, thekson ajo.
Sa i përket trendëve, Ardiana përmes botës vizuale, dekoron lulet dhe kupton preferencat e çdo klienti.
“Është shumë ë rëndësishme përcjellja e trendëve, se tashmë Instagrami si çdo kund që ka bërë revolucion, në botën e pamjes vizuale, ndërrojnë trendët, ndërrojnë dëshirat e njerëzve, dikush është më nga klasikja, e kanë dëshirë klasiken, por tash është shumë trendi mbështjellja e gazetave, eko paketimet, mirëpo në dyqanin tonë më shumë me gazeta”, thekson Ardiana.
Në rastin e festave, ajo na tregon se cilat janë disa lule të veçanta që i përkasin stinëve specifike.
“Kur është koha e festave të fundvitit, zakonisht janë lulet që vijnë për fundvit, koha e pranverës janë lulet sezonale të pranverës, tulipani, trëndafili, zambaku janë lule të të gjitha stinëve, janë të gjitha që kërkohen gjithmonë, në pranverë fillojnë ato lulet me kamomil, këto vijnë prej Holande, sikur pemët dhe lulet vijnë”, tregon ajo.
Ardiana na tregon për një rast të veçantë, e cila udhëtoi nga Shqipëria për në dyqanin e saj
“Një zonjë nga Shqipëria, i doli buqeta shumë interesant, me pisha me trëndafila, pak i ndihmova unë mirëpo i doli diçka shumë e rrallë”, shprehet ajo.
Ardiana na tregon sa i përket lules së saj të preferuar, dhe tregon që ka një lidhje të veçantë emocionale me të.
“Tulipani është lulja ime e preferuar pasi është i veçantë se ka shumë ngjyra, qëndron më gjatë, edhe në fëmijërinë tonë kemi pasur tulipanë në shtëpi, kështu që është një lidhje emocionale dhe e fëmijërisë, krejt lulet janë të veçanta mirëpo tulipanët më pëlqejnë, mbretëresha e luleve është trëndafili, dhe trëndafili kërkohet tani për Shënvalentin”, tregon ajo.
Tutje, ajo na tregon rreth meshkujve, duke thënë se jo vetëm për Shën Valentin, por ata janë romantikë në çdo kohë.
“Meshkujt kanë filluar me u bo romantika, në përgjithësi kanë filluar njerëzit me u vetëdijësu, ka ndikuar dhe jeta dinamike që është koha shumë e limituar, kështu e dërgojnë një buqetë me lule dhe e kryejnë dhuratën”, përfundon ajo.
Shën Valentini apo dita e të dashuruarve është një nga festat më të dashura e më të festuara në mbarë botën. Çdo vit në këtë ditë çiftet gjejnë mënyrat më të veçanta, suprizuese dhe emocionuese për të shprehur dashurinë e tyre./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...