Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se partia e saj nuk do të pranojë nënshkrimet e deputetëve të Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.
Edhe pse thotë se të gjithë deputetët e LDK-së, 27, janë të gatshëm për ta nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë, Bunjaku-Rexhepi e pranon se si opozitë s’i kanë numrat për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
“S’ka zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve. 27 deputetë të LDK-së janë të gatshëm për të nënshkruar për mocionin e rrëzimit. Nuk e di sa janë të gatshme partitë tjera të opozitës të hyjnë në zgjedhje. Kemi 27 deputetë dhe s’i kemi numrat për ta rrëzuar qeverinë, por kur t’i kemi numrat nuk e presim as mëngjesin për ta rrëzuar”, ka deklaruar ajo. “Nuk bashkohemi me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë. Po shpresojmë në partitë tjera opozitare dhe Nismën që të bashkohemi për ta rrëzuar këtë qeveri. Nuk do t’i pranojmë nënshkrimet e Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, por besoj se partitë në pushtet po e shohin se Kosova s’mund të ecë përpara me këtë qeverisje dhe do të bashkohen për ta rrëzuar këtë qeveri”.
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet të largohet vetë dhe “të mos presë edhe më shumë dështime”.
“Nuk ka nevojë të presë as rrëzimin as mocionin, por të largohet vetë sepse qytetarët janë duke humbur jashtëzakonisht shumë me qeverinë në krye me Haradinajn. E dinë të gjithë atë 100-ditëshin e famshëm sepse ka pas angazhim të madh, por tani i ka dalë gjithçka e kundërta sepse Haradinaj s’po mund të udhëheqë me qeverinë. Vetë fakti që kërkoi të rrisë pagën e vet dhe ministrave e zëvendësministrave, duke e pas parasysh numrin e madh të tyre e madje që Haradinaj as që ua di emrat, kjo shkon në dëm të qytetarëve dhe e prek xhepin e qytetarëve”, është shprehur ajo në Interaktiv të KTV-së.
Bunjaku-Rexhepi ka shtuar po ashtu se tryezat politike të nisura nga LDK-ja janë bërë me qëllim se “është parë që kjo qeveri s’po mund t’i çojë përpara proceset e mëdha të Kosovës”./Koha.net/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen