Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se e mirëpresin njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, ku vendos për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Tutje Bunjaku-Rexhepi shprehet optimiste, ndërsa thotë se LDK nuk do dalë keq në zgjedhjet e ardhshme, njofton Klan Kosova.
”Me numra nuk mund të flas, sepse qytetarët janë ata që vendosin për numra. Por ne dalim me ofertën tonë”.
”Është jokorrekte me mendu cila parti del ma mirë ose më keq, sepse qytetarët janë ata që vendosin”.
A po e përfundon LDK-ja një mandat në gjysmë me një qeveri jolegjitime?
”Nuk pajtohem. Nuk është vetëm qeveria e LDK-së, po e mbaron mandatin në gjysmë”.
”Sepse shumë qeveri pas pavarësisë e kanë ndalur mandatin në gjysmë, dhe asnjë mandate nuk ka shkuar deri në fund. Ne çdo vendim të Gjykatës dhe Institucioneve tona i respektojmë si vendime demokratike”.
”LDK nuk ka mungesë të kandidatëve dhe ka shumë emra”.
”LDK ka shumë emra, ne si Gjilan dhe Anamoravë, normalisht që e kemi kandidatin tonë Lutfi Hazirin. Por sidoqoftë LDK ka listën e vet dhe të gjithë do të angazhohemi do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim mirë”.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...