Ish-anëtari i LDK-së që tash është deputet i Lëvizjës Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, po angazhohet shumë që të arrihet koalicioni me LVV-në. Ai e sheh Osmanin si pjesë të LDK-së dhe nuk mendon që është në pozicion që të largohet nga partia, siç ka bërë vet Bulliqi.
Deputeti në T7, thotë se ka raporte të mira me Osmanin, me të cilin përbënin grupin që kundërshtonte koalicionin LDK – PDK në vitin 2014.
“Na kemi qenë kolegë të mirë dhe i ruajmë raportet e mira sot e kësaj ditë. Është njëra prej kandidatëve që po punon shumë për me u arrit ky koalicion. Vjosa Osmani e ka qëndrueshmërinë që ta bëjë punën e vetë aty ku është, për gjëra të tjera nuk do të doja të lëshohesha në spekulime”, ka thënë Bulliqi.
Ai thotë se largimi i tij nga LDK ka ndodhur, pasi nuk ka pasur hapësirë në parti, e thotë se Osmani nuk është në gjendje të njëjtë.
“Unë jam dalë nga LDK-ja kur m’u kanë mbyllur të gjitha dyert, Vjosa Osmani ka një pozicion të mirë në parti, është nënkryetare dhe duhet ta ruaj pozicionin e saj. Është e ardhmja e LDK’së dhe ajo bashkë me disa të tjerë duhet të punojnë që ta reformojnë atë parti”, ka thënë Bulliqi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...