Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se pas hapjes që është bërë në vend lidhur me pandeminë e COVID-19, nuk ka më asnjë arsye që procesi zgjedhor për kryetar të komunës të vonohet edhe më.
“Ne si subjekt politik jemi deklaruar që tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që të mbahet procesi zgjedhor. Si shtet i mundësuam një shteti tjetër që të organizojë zgjedhje nacionale, në atë komunë [Mitrovicë e Veriut] ku institucionet tona nuk lejohen që të mbahen zgjedhjet e Kosovës”.
“Nuk ka kushte që të mbahen zgjedhjet që i organizon shteti ynë dhe ky është një rast “sui generis”. Shumica e vendeve të rajonit kanë organizuar zgjedhje nacionale, ndonëse kanë popullatë më të madhe. Tash nuk ka asnjë arsye, kur janë liruar edhe masat, që të shtyhet ky proces që ka mbetur në dorën e Presidentit Thaçi”, ka thënë Bulliqi, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka asnjë justifikim përveç obligimit që Presidenti Hashim Thaçi si pengues i vetëm po i bën favor LDK-së dhe njerëzve të saj…”.
Bulliqi në Edicionin Special ka thënë se qytetarët e Llapit e duan ndryshimin.
“Nuk shoh konkurrent ku me ditë sa… Kur kam vendos t’i hyj garës nuk ka qenë me interes se kush do të jetë kandidat. Unë jam kandidat i një subjekti serioz dhe nuk ka rëndësi se kush do të jenë kundërkandidatët e mi. Jemi të bindur se qytetarë t e Llapit e kanë parë formën e menaxhimit deri tash. Ka gatishmëri që të ndryshohet mënyra e qeverisjes. Votën e kërkojmë si subjekt politik. Qytetarët janë ngopur me qeverisje të keqe”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...