Google ADS

Bulliqi reagon pasi u anulua projekti i ndërtimit të Spitalit të Podujevës, i shkruan letër Armend Zemajt

19:37 | 26 Shkurt 2021
A Z

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u është drejtuar me një letër ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit të ShKSUK-së, Valbon Krasniqit, për anulimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

Ai thotë se në letrën e tij, ka shprehur indinjatën e thellë për anulimin e projektit, raporton arbresh.info

Ky është postimi i plotë:

Sot i kam dërguar shkresë zyrtare ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z.Armend Zemaj, dhe drejtorit të SHSKUK-së, z.Valbon Krasniqi, ku kam shprehur indinjatën e thellë time dhe të qytetarëve të Komunës së Podujevës për anulimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

Ministri Zemaj muaj më parë në kohë të fushatës elektorale së bashku me ekzekutivin e asaj kohe, në konferencë për media patën prezantuar edhe projektin për Spitalin e Podujevës, por tani Qeveria në detyrë ka anuluar të gjitha procedurat për Spitalin i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e Komunës sonë. Kjo nuk mund të jetë tjetër veçse hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevës për vullnetin e shprehur në mënyrë të lirë e demokratike – me votë, në zgjedhjet komunale të 29 nëntorit.

/arbresh.info/

Të ngjashme