Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth programit qeverisës ku synon ta marrë mandatin e plotë të kësaj komune.
Ai tha se janë disa projekte që janë prioritet, duke përmendur ndërtimin e urgjencës së qytetit të Podujevës, që sipas Bulliqit është donacion nga Katari.
Më tej, Bulliqi tha se programi i tij politik ka disa projekte prioriatre, si ndërtimi i urgjencës së qytetit të Podujevës, që sipas Bulliqit është donacion
“Në program janë ndërtimi i urgjencës së qytetit, e cila është donacion nga Katari ku jemi në prag të nënshkrimit të një memorandum mirëkuptimi me ta, ndërtimi i stacionit të autobusëve, ndërtimi i shtëpisë së kulturës dhe përmbyllja e autostradës Podujeve – Prishtinë, ku na është premtuar nga kryeministri Kurti që viti 2022 do të jetë viti i përmbylljes së këtij projekti”.
“Dje ishte deklarata e ministrit të Financave që tashmë janë siguruar mjetet për ndërtimin e Spitalit të Podujevës i cili tash e pesë vite prehen shirita të ndryshëm rreth atij spitali, por qytetarëve nuk u është mundësuar një gjë e tillë”, është shprehur Bulliqi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Më tej, Bulliqi tha se në mandatin tjetër, në plan kanë edhe ndërtimin e parkingut nëntokësor në bashkëpunim me partneritet publiko-privat dhe realizimin e subvencioneve për bujqit në vlerë 2 milionë euro.
“Në plan kemi edhe ndërtimin e parkingut nëntokësor me bashkëpunim publiko-privat. Ndërsa planifikohen të realizohen rreth 2 milionë euro për katër vjet në formë të subvencioneve për bujqtë tanë”, është shprehur Bulliqi.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona