Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për disa fotografi të cilat tha se janë bërë publike me qëllim të dëmtimit të imazhit të tij.
Bulliqi në DPT te Fidani në T7 ka thënë se ka pritur nga kandidati i LDK-së Ekrem Hyseni që të distancohet nga ky veprim por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Nuk kam tentu me kominiku sepse kam pritur që zotri Hyseni të distancohet nga ata eksponentë. Ky e ka pasë shumë lehtë me e pastru veten nga kjo. Sot e kësaj dite nuk e ka parë të rrugës të distancohet madje mundohet të më fajsojë mua. Janë përcjellë edhe të miqtë e mi në forma të ndryshme. Në momente të fundit filluan të shpërndahen me qëllim të dëmtimit të imazhit”, ka thënë Bulliqi.
Ai shtoi se e ka denoncuar rastin në Polici dhe se do të interesohet se deri në cfarë faze ka shkuar.
“Unë i ka kryer punët e mija zyrtare, e kam denoncuar rastin, nuk e di deri në cfarë faze ka shkuar, do të interesohem”, shtoi ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...